Pershkrimi i Prones

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.

Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.

Avantazhet e prones:

Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.

Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe

Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme

Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura

Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara

Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë

Investim i sigurt me cmim te favorshem

Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta

Komunitet i përzgjedhur banorësh

Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7

Vilë individuale në shitje 2 katshe, me siperfaqe totale ndertimi 234.96 m2 + 445.75 m2 toke. Kati perdhe ka sallonin e ndenjes+ ambient ngrënie + kuzhinë pak e vecuar, dhome gjumi, korridor, ambient teknik, tualeti me dritare dhe oborrin. Kati i pare organizohet nga dhome matrimoniale + garderobe + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi njera me garderobe, tualet dhe verande 4.89 m2. Vila ka pozicion shume te mire ne brezin e trete dhe pamje liqeni.

Ka shume tokë dhe ofron hapesirën për të berë pishine.

Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura.

Parashikuar të mbarojë ne 2030.

Detajet e Prones

Cmimi €: 670,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. Totale: 235 m2
Sip. Toke: 446 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Viti i ndertimit: 2030
Referenca: INF1167

Karakteristikat

inf93.view_to_lake
Kopsht
inf93.swimming_pool
Vendndodhje
Whatsapp