Apartament modern me qira i vendosur në zonën më ekskluzive të banimit të kryeqytetit dhe në një nga dy ndërtesat e apartamenteve të cilat ndodhen brenda në kufi të zonës së ruajtjes së Parkut Kombëtar. Zona karakterizohet nga qetësia, gjelbërimi dhe ajri i pastër që ofron.
Ndërtesa ku ndodhet apartamenti ka mirëmbajtje shumë të mirë, sistem sigurie dhe roje pallati si dhe i pajisur me ashensor.
Apartamenti me qira 3+1 është totalisht i mobiluar me mobilim shumë cilësor dhe bashkëkohor, mobiljet janë me dru lisi, e shtruar e gjitha me parket, mobilje relaksuese në ballkon, kabinë dushi, xhakuzi, dopio xham dhe grila, lavastovilje, lavatrice për tharje rrobash, TV cilësor të sheshtë, makineri ekspresi kafeje, sistem kondicionimi qendror dhe pajisje palestre profesionale cilësore.
Apartament 3+1 me qira me sipërfaqe 150 m2, kati i 9 me orientimin jug-perëndim. Organizohet nga një ambient ndenje i bollshëm + ambient gatimi+ngrënie bashkë, 3 dhoma gjumi, 1 depo, 2 tualete njëra prej të cilave me dritare, 2 ballkone me pamje shumë të bukur dhe korridor të gjerë dhe një hapsirë që përdoret si magazinë.
Cmimi është neto.