Bulevardi Zogu i Parë NE FILLIM TE “BULEVARDIT TE RI”
Apartament 1+1 i ri ne shitje, ne një nga projektet më të reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke bërë të mundur kështu lidhjen direkt me disa nga akset kryesore rrugore të Tiranes. Ka akses të menjëhershëm në Bulevardin “Zogu I”, unazen e vogël, rruga “Reshit Petrela”, unazen e të madhe të qytetit dhe fare prane Sheshit “Skënderbej”. Afërsia me disa nga institucionet kryesore shtetërore, mjekësore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, e bën një nga zonat më të preferuara.
Objekti do të ofrojë standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë duke sjellë kështu konceptimin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në te njejten kohe. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha lehtesirat për një jetesë komode.
Godina është një rezidence banimi dhe sherbimi me 2, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12 kate me 3 kate parkim nentoke. Objekti do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, shesh rekreacioni të gjelbëruar, mirëmbajtje elitare dhe shërbime të ndryshme.
Apartament ne shitje 1+1 me siperfaqe neto 70.48 m2 (83.72 m2 bruto) ne katin e 3-te banim me orientimin veri-perendim. Do te ofroje nje dhome ndenje te bollshme + kuzhina + ngrënie, 1 dhome gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni.
Shiten dhe parkingje me cmimin 40,000 Euro nje post.
Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2028