Bulevardi Zogu i Parë PRANË FAKULTETIT TE SHKENCAVE TE NATYRES
BULEVARDI “ZOGU I PARE”
Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mire, vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranes, me akses direkt me unazen e vogel, bulevardin e ri dhe me disa nga rruget kryesore të qytetit. Perballe me maternitetin e vjeter “Mbretëresha Geraldine”, 200 metra larg Ministrise së Drejtësise dhe afer me disa institucione arsimore, shoqërore, mjeksore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, klinika mjeksore, bar/kafe, restorante dhe zona të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ashensor, i monitoruar 24/7 me kamera, me roje dhe me administrim shumë të mirë. Brenda objektit ka dyqane, bare, restorante, klinike, sallone bukurie etj.
Apartamenti ofron punime shumë të mira, sistem kondicionimi ne cdo dhome, mobilim i bërë së fundmi shume cilësor etj.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe të bollshme prej 136 m2, kati i 4 dhe me shumë dritë natyrale. Organizohet nga ambienti i ndenjes, kuzhine + ngrënie, korridor i gjatë, 2 dhoma gjumi, dhome garderobe, 2 tualete dhe ballkoni i mbyllur me dritare te medha.