Shitet super vile ne brezin e pare me pamje nga Liqeni i Farkes te Rolling Hills Liqeni. Rezidenca shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Avantazhet e prones:
Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme
Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
Investim i sigurt me cmim te favorshem
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta
Komunitet i përzgjedhur banorësh
Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7
Super vilë individuale në shitje 3 katshe, ne brezin e pare me pamje nga Liqeni i Farkes, me siperfaqe totale ndertimi 348 m2 + 561 m2 oborr. Kati perdhe organizohet nga ambient open space, lavanderi, ambient teknik, tualeti. Kati parë organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, tualet me dritare, dhomë gjumi dhe depo. Kati i dyte organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobe + tualeti me dritare, dhomë gjumi + garderobe + ballkon, dhomë gjumi, tualet dite me dritare. Vila ka parkim të hapur për dy makina.
Parashikuar të mbarojë ne Dhjetor 2026.