Pershkrimi i Prones

Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës dhe Liqenit, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.

Godina ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, ashensore dhe pamje te bukur te zones.

Apartamenti është i mirëorganizuar, me rifinitura cilësore dhe i mobiluar komplet me mobilje shumë të mira, sistem ngrohje-ftohje dhe me pamje të bukur.

Apartament per qira 2+1 me siperfaqe 110 m2 ne katin e trete me orientimin shumë të mirë jug. Organizohet nga nje dhome ndenje + kuzhine te bollshme, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, lavanderi dhe 2 ballkone.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,300 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 3
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1301
Whatsapp