Jepet apartament 2+1 me qira në një zonë elitare, midis zonës së Bllokut dhe Parkut të Liqenit, afër institucioneve arsimore, sociale, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë ekzistuese por ofron punime shumë cilësore. Është i shtruar me parket, mobilim bashkëkohor dhe cilësor, sistem kondicionimi etj.
Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe totale të bollshme 100 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe ballkoni.