Ura e Dajlanit BUZE DETIT ADRIATIK, RR. PLAZHIT NE DURRES
Hotel në shitje me vendodhje strategjike buze vijes bregdetare të detit Adriaktik, zonë turistike me fluks të lartë lëvizjeje, vizibilitet te lartë si ne sezonin veror por dhe gjatë gjithë vitit. Vendodhja e prones përvecse është zone plazhi ka karakter kryesisht komercial dhe rezidencial. Ndodhet afer rruges nacionale të plazhit, 540 M nga ura e Dajlanit, afer portit te qytetit, 17 km. nga stacioni i trenit, afer pistes Kosova rreth 300 m, pranë qendres se qytetit të Durresit, 1 KM nga projekti Durres & Yachts Marina dhe vetem 38 Km nga Tirana. Në këtë zonë janë ndërtuar mjaft hotele, godina banimi dhe restorante e bare që e bëjnë atë tërheqëse, duke ofruar kështu një relaks te plote prane freskise se detit.
Zona në të cilen ndodhet hoteli, është e mbuluar nga transporti privat dhe publik që lidh qytetin e Durresit me qytetet e tjera si dhe me fshatrat perreth.
Prona është godine 1-2-6 kateshe e cila është në përdorim si hotel dhe është e ndarë në 3 seksione. Seksioni 1 katesh i cili është në përdorim si bar-restorant, seksioni 6 katesh, i cili është në perdorim si bar-restorant+hotel, ndersa seksioni 2 katesh është në perdorim si ambiente ndihmese në funksion të hotelit. Objekti ka dhe pishine të jashtme.
Hoteli ofron punime shumë të mira si në ndertim dhe në rifinitura dhe te cilat janë të mirëmbajtura. Muret janë me boje cilësore, tavani i realizuar me punime dekorative gipsi si dhe në të janë vendosur grilat e ajrimit, dyshemeja e shtruar me pllaka Gres nga më cilesoret. Dyert e jashtme hyrese janë të realizuara me vetrata duralumini me xham masiv, ndersa dyert e brendshme janë prej druri cilësor me gjeresi 0.8 m dhe lartësi 2.10 m. Dritaret janë duralumin, shkallet e brendshme te realizuara me konstruksion të shtruara me pllaka mermeri nga më të mirat. Tualetet janë të shtruara dhe të veshura me pllaka Gres dhe hidrosanitare te nje cilesie shumë të mirë. Ajrimi dhe ndricimi i një pjese të tualeteve janë të realizuara në mënyrë artificiale nëpërmjet sistemit të ajrimit të kondicionimit. Ne vitin 2021 eshte bere rinovimi i 50 dhomave kurse ne vitin 2025 po behet rinovimi i 25 dhomave.
Shitet hotel buzë detit me siperfaqe totale ndertimi 7,190 m2 + 3,086 m2 toke. Hoteli organizohet nga një holl i madh, recepsion, bar-restorant, kuzhina, depo, 2 nyje hidrosanitare të ndara meshkuj/femra, zona e SPA, 2 ashensor dhe pishine e jashtme. Ka ambiente ndihmese për hotelin dhe perbehet nga 2 korridore, 3 lavanderi, 1 ambient magazinimi dhe 8 tualete. Hoteli ka në total 97 dhoma + tualetet dhe ballkonet perkatese. Shumica e dhomave jane me pamje nga deti. Siperfaqja e dhomave variojne nga 22-25 m2. Hoteli ofron 50 vende parkimi per makinat.
Me certifikatë pronësie.
Pjesa e plazhit perpara me siperfaqe 8,000 m2 është e marre me qira nga hoteli.
Per me shume detaje kontaktoni: +355 69 605 4036