Vile e bashkangjitur ne shitje te Green Coast Village me pamje nga Deti Jon, nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti Green Coast po realizohet nga nje kompani e njohur për ndertimin e saj me cilësi të lartë. Janë përdorur materialet më të mira dhe teknologjitë më të fundit, si sistemi inovativ PlastBau, fabrika e pare ne Shqiperi per prodhimin e Plastbau, teknologji novatore, i cili siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik, duke ofruar efikasitet energjetik dhe rehati maksimale për banorët. Green Coast është destinacioni i përsosur për ata që kërkojnë një jetë të mbushur me përvoja të paharrueshme, të rrethuar nga bukuria natyrore dhe rehatia moderne. Projektuar nga studio prestigjioze EEA-Emre Arolat Architecture, çdo detaj në Green Coast është një dëshmi e përsosmërisë arkitekturore dhe respektit për natyrën.
Ky projekt do të ofrojë vila me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, me pishine private dhe tarraca të gjelbërta. Rezidenca ne teresi ofron ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Vilë e bashkangjitur 2-katshe ne shitje, me sipërfaqe ndertimi 174.38 m2 + 53.55 m2 verande + 26.6 m2 pishine + 529.50 m2 toke. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, tualet dite, ambient i cili mund perdoret si dhome, lavanderi etj. depo dhe veranda. Kati i parë përbehet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi tjeter + garderobe + verande dhe tualeti. Mundesi per tu bere me 3 dhoma gjumi.
Parkim të hapur për 2 makina.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2027