Pershkrimi i Prones

Apartament 3+1 në shitje me pamje te bukur nga Liqeni. Ndodhet te “Lake View” një nga rezidencat e banimit më të reja të vendosur strategjikisht në rrugen “Kristo Luarasi” dhe rrugën e “Kosovarëve”, duke ofruar kështu pamje nga liqeni Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zonës përreth.

“Lake View” Residences do të ofrojnë punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë.

Apartament në shitje 3+1 me siperfaqe neto 124.8 m2 (146.97 m2 bruto), kati 7-të me orientimin veri-lindje-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualeti, 2 dhoma gjumi, depo lavanderi, tualet dite dhe veranda me siperfaqe 20.8 m2 e cila lidhet me gjitha ambientet duke ofruar dritë natyrale gjatë gjithe kohes dhe pamje shumë të bukur.

Shitet dhe nje parking ne te njejten godine me cmimin 50,000 Euro

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 500,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+1
Kati: 7
Katet: 17
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 124 m2
Sip. Totale: 146 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1353
Whatsapp