Gjiri I Lalzit REZIDENCA "VALA MAR", GJIRI I LALZIT
Apartament 2+1 ne shitje me pamje te bukur nga deti. Ndodhet te rezidenca turistike e cila ndodhet në një zonë unike vetem 150 m nga plazhi ranor i detit Adriatik, vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatesi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë. Ndodhet vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca perbehet nga vila dhe apartamente buze detit. Ofron 3 bar/kafe, 3 restorante te cilat jane funksionale gjate gjithe vitit, infrastrukture të standarteve europiane, cilësi të lartë ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, akses ne rezidence me karte rezidenti, privatësi, gjelberim, mirembajtje elitare te ambienteve te perbashketa, jetesë në komunitet dhe vije bregdetare e sistemuar me cadra dhe shezlone, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është cilësore 3-katshe, me dy hyrje në kat dhe shkallet me drite natyrale.
Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 62 m2 (71.5 m2 bruto), kati i 3-te, me orientimin perendim-veri dhe pamje të lirë e të bukur nga Deti. Është i organizuar nga dhome ndenje + kuzhinen dhe me dalje te nje ballkon i madh, dhomë gjumi matrimoniale, dhomë gjumi e vogël dhe tualeti. Shitet bashke me investimin.
Ne cmim ka te perfshire dhe nje parking te hapur.
Me çertifikate pronësie.