Jepet apartament papafingo 4+1 me qira, i cili ka një vendodhje elitare, me pamje fantastike të Liqenit të thatë, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që të ofron zona. Fare pranë Parkut Kombëtar të Tiranës dhe Kopshtit zoologjik, e bën një nga vendodhjet më të preferuara të Tiranës.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe apartamentesh me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme.
Apartamenti ndodhet në një godine me ashensor dhe ofron punime shumë cilësore. Është me izolim sistem kapot, ka pamje fantastike nga liqeni dhe hapësirë të bollshme për një familje të madhe.
Apartament me qira 4+1 me sipërfaqe të bollshme prej 210 m2, kati 5 dhe me pamje fantastike. Është e organizuar nga salloni, kushina ne vete + ngrënie, 4 dhoma gjumi, 3 tualete, ballkon dhe verande rreth e perqark. Është pjesërisht i mobiluar.