Pershkrimi i Prones

Dyqan në shitje në një pallat të ri tepër cilësor, i cili ndodhet fare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, afer qendres së Tiranës dhe disa prej institucioneve arsimore, shëndetësore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.

Investimi i pallatit bëhet nga një firmë serioze me specialist me përvojë. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.

Godina ka 8 kate banim, 1 kat dyqane dhe 2 kate parkim nëntokë. Objekti do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensore, siguri 24 orë, sherbime të ndryshme tregtare, pishinë të mbyllur, SPA, shesh të gjelbëruar, mirëmbajtje etj.

Shitet dyqan me siperfaqe 640.96 m2, kati perdhe, me pamje nga rruga kryesore. Dyqani ka hapësire të bollshme dhe është me lartësi 5.5 metra.

Është i përshtatshem për dyqan, supermarket, zyra biznesi, klinike mjeksore, palester, call-center etj.

Investim shumë i mirë, me qira të garantuar.

Parashikohet të mbarojë brenda vitit 2026

Detajet e Prones

Cmimi: 3,846,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Dyqan
Kati: Perdhe
Katet: 8
Sip. Totale: 641 m2
Referenca: INF1384

Vendodhje

Whatsapp