RRUGA “HAMDI GARUNJA”
Shitet apartament i ri 2+1 i cili ka një vendodhje elitare, fare pranë Parkut të Madh të Liqenit, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Ka afer shkollen nderkombëtare “Montessori” Albania, Kopshtin zoologjik dhe me akses ne unazen e madhe e me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit dhe zones perreth. Është një nga vendodhjet më të preferuara të Tiranes për të jetuar.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe apartamentesh me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme.
Apartamenti ndodhet në një kompleks banimi + sherbime, 5 kate + parkim nentokesor, me ashensor.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 113 m2 (130 m2 bruto) kati i 3-te me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualeti me dritare brenda, dhomë gjumi tjeter, depo lavanderi, tualeti dhe 2 ballkone.
Nje parking shitet me cmimin 25,000 Euro.
Parashikuar të mbaroje brenda vitit 2026.