Rezidenca 'Ambasador 3' “AMBASADOR 3” PRANE PARKUT DHE LIQENIT
RRUGA “DERVISH HIMA”
Apartament 2+1 në shitje me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Objekti Ambasador 3 ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore, kubaturë të rregullt, ndricim natyral për shkak të orientimit shumë të mirë nga lindja, i investuar shumë mirë dhe me mobilim cilësor.
Apartamenti në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 107.33 m2 (127.72 m2 bruto), kati i 4 me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualeti brenda, dhomë gjumi, tualet tjeter dhe ballkoni. Shitet i mobiluar dhe i investuar.
Me certifikatë pronësie.
Mundesi shumë e mirë për banim, zyra ose investim. Kerkese e larte per qiradhenie.
Aktualisht është me qira të garantuar 1500 Euro/muaj/neto.