PERBALLE LIQENIT ARTIFICIAL
Shitet apartament 2+1, i cili ndodhet në një ndër zonat më të bukura të kryeqytetit, fare prane gjelberimit dhe ajrit te paster qe ofron vendodhja. Afer Kopështit Zoologjik dhe Botanik dhe me akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, Unaza e Madhe, Liqeni i thate dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të Tiranes. Zona ofron qetësin, infrastrukturë të rregullt dhe pamje shume te mirë. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar, një nga zonat më të terheqese dhe të kërkuara për banim.
Zona ofron te gjitha sherbimet e nevojshme si shkolla, kopshte, cerdhe, supermarkete, bar/kafe, restorante si dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e kryeqytetit dhe jashtë saj.
Prona ndodhet në një godine banimi dhe sherbimi me 1, 4, 6 kate mbi toke dhe 5 kate parkim. Pallati ofron punime teper cilesore, me fasade te ventiluar, teper modern, shkallet me ndricim etj.
Apartamenti është i investuar me punime dhe rifinitura shume cilesore. Është i mobiluar totalisht me pajisje nga markat më të mira dhe bashkëkohore. Mobiljet janë të gjitha me dru lisi, i shtruar me parket dru inxhinierik, pajisjet elektroshtepiake AEG, kondicionimi Daikin, pajisjet hidrosanitare Hansgrohe, me sistem audio ne tavan i pavarur ne ambientin e ndenjes dhe tualet.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 101.78 m2 m2 (119.28 m2 bruto) kati i 2-te me orientimin jug-perendim gje te cilin e ben te ndricuar mjaftueshem me drite natyrale. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, depo lavanderi dhe ballkoni që ka akses me te gjitha dhomat.
Mundesi blerje parkimi me cmimin 35,000 Euro