9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Vila eshte pjese e nje kompleksi vilash qe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe më elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së zonës. Zona është zhvilluar me komplekse banimi vetëm 150 metra nga Tirana East Gate, Tirana International School dhe World Academy e Tiranës.
Vila eshte nje vile e sapo perfunduar, e gjitha e re me punime shumë cilësore, peisazh të bukur me parcela të gjelbëruara, izolim termik, oxhak dhe sistem ngrohje/ftohje cilësor me chiller, panele djellore dhe ofron 2 vende parkimi ne oborr. I mobiluar me pajisje shumë të mira dhe cilesore.
Vile me qira 2 kate + bodrum me siperfaqe ndertimi 330 m2 + 90 m2 verande + 270 m2 oborr. Vila me arkitekturë moderne ofron këto ambiente: Bodrumin i cili ofron nje salle te madhe qe mund te sherbeje si palester etj. dhe dhomë teknike. Kati perdhe ofron ambientin e ndenjes, kuzhinën e vecante, ambientin e ngrënies, studio, dhe një tualet. Kati i parë ofron 3 dhoma gjumi, një garderobë, 2 tualete. Papafingo ofron nje salle dhe verande te madhe me pamje shume te bukur dhe pa pengesa te zones. Vila eshte gjysem e mobiluar por mund te mobilohet e gjitha.
Cmimi eshte bruto i negociueshem.