Pershkrimi i Prones

Dyqan në shitje te Vlora Marina, një nga projektet më të reja dhe të vecanta ne Shqiperi, e cila ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy detet, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim super i këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme te zones. Ka një pozicion strategjik me aksese të shumta të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afersi, sic është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlores dhe Tuneli i Llogarase, Bypass-i i Vlores, boshti Sarande-Himare, bypass-i i Fierit dhe vetem 102 km larg nga Tirana.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, Hotele me 5 yje, njesi tregtare & sherbime, Marinen (Yacht club, sherbime te marines dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, Plaza, plazhe private dhe publike, njesi tregtare dhe sherbime, vende parkimi etj.

Dyqan në shitje me siperfaqe neto 134.53 m2 (135.57 m2 bruto) + verande ne shfrytezim me siperfaqe 101 m2 ne katin perdhe, ne vijen e pare perballe detit. Dyqani ka lartesi 4.5 metra. Është open space dhe me një tualet brenda. Dyqani ka një pozicion strategjik, sepse ndodhet te godina e parë që është fare afer me pedonalen dhe portin e Jahteve me pamje nga deti. Ka një ekspozim maksimal, duke e bërë këtë pronë të vecantë dhe një investim të shkëlqyer për cdo lloj aktiviteti tregtar.

Është i përshtashem dhe lejohet për sherbime të tilla që ofrojnë ushqime, si psh. bar/kafe, restorante, pastiqeri, fastfood etj.

Mundesi unike investimi. Ofrohet financim deri ne 80 % të vlerës pa kolateral.

Parashikuar te mbaroje brenda Dhjetor 2027

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,437,000 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Dyqan
Sip. e brendshme: 135 m2
Sip. Totale: 136 m2
Tualetet: 1
inf93.construction_year: 2027
Referenca: INF1527

Karakteristikat

Qendra qytetit
Pamje nga deti

Vendodhje

Whatsapp