Pershkrimi i Prones

Ambient/Zyra ne shitje ka një vendodhje strategjike shumë të mirë, 5 minuta nga Kryeministria, ish-blloku, stadiumi “Air Albania”, fare pranë rrugës “Papa Gjon Pali II” rrugës së “Elbasanit” qendrës dhe Parkut të Madh të Liqenit të kryeqytetit. Ndodhet afer disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për femije, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Është një nga zonat më të qeta, e sistemuar me vila 2-3 kateshe, me disa pallate shumëkatëshe si dhe mjaft rezidenca ambasadash. Ofron zona të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, hoteleri, shërbime të ndryshme etj.

Ndodhet në një pallat te ri 9 katësh, me ashensor, ku ne katin e perdhe jane bar-restorante, ne katin e pare jane zyre dhe sherbime ndersa katet e tjera perdoren per banim dhe zyra. Me administrim shumë të mirë dhe me komunitet të zgjedhur.

Ambient/Zyra në shitje, me siperfaqe 197.27 m2 neto (223 m2 bruto), ndodhet në katin +1, me orientim jug. Përbëhet nga një holl pritje, 6 zyra, kuzhinë, 2 tualete, depo.

Shitet si investim me qira te garantuar 3,680 Euro/muaj/brutto

Me certifikatë pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 825,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 1
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 197 m2
Sip. Totale: 223 m2
inf93.construction_year: 2008
Referenca: INF1560

Vendodhje

Whatsapp