Jepet apartament 1+1 me qira, i cili ka një vendodhje shume te mire, pranë stadiumit “Air Albania”, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime etj.
Ndodhet ne nje godine me punime cilesore, me 2 ashensore dhe administrim shume te mire.
Apartamenti është mjaft i organizuar, me hapesira te bollshme, i shtruar me parket, me kondicioner ne cdo ambient, mobilim cilesor, etj.
Apartament me qera 1+1 me sipërfaqe 70 m2, kati i 6-te me orientimin jug-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + ngrenie, kuzhine e vecuar me dritare, dhome gjumi, tualet me dritare dhe ballkon. Pamje shume e bukur nga parku.
Cmimi eshte neto.