RRUGA “DERVISH HIMA”
Apartament 2+1 për qira me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Objekti "Ambasador 3" ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.
Apartamenti është me rifinitura shumë cilësore, mobilim i pjesshëm por me cilësi të lartë. I pajisur me sistem kondicionimi për ngrohje-ftohje, të gjitha ambientet të shtruara me parket cilësor, kuzhinë moderne, pajisjet hidrosanitare të një cilësie shumë të lartë etj.
Apartament për qira 2+1 me siperfaqe 117 m2, në katin e 13-te, me orientim lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine, 2 dhoma gjumi, garderobe, 2 tualete, dhe 2 ballkone.
Cmimi i qirase është neto.