Apartament i ri në shitje te një nga rezidencat më të reja luksoze të Tiranës, e cila ndodhet fare pranë gjelbërimit të parkut kombëtar të kryeqytetit, “Hyatt” Hotel, me pamje të lirë dhe shumë të bukur nga parku i liqenit artificial. Vetem 980 m larg nga qendra e Tiranes, me akses në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, rrugen e Elbasanit dhe Sheshin Nënë Tereza.
Urban limit është një residence multifunksionale 7, 8, 13, dhe 14 kate me 3 kate parkim nentoke dhe godine sherbimi, hotelerie dhe zyra, 15 kate me 3 kate parkim nentoke. Ofron një stil të vecantë arkitekturore bashkëkohorë dhe dizajn elegant, me siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe investim i sigurtë.
Ndërtesa përbëhet nga 3 komponentë kryesorë që janë zona e banimit rezidenciale, tregtare dhe zona e biznesit.
Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 59.33 m2 (70.70 m2 bruto) kati 9-të me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhome gjumi dhe tualeti.
Prona ndodhet ne nje nga rezidencat më luksoze që do të ketë Tirana. Është mundesi shume e mire per banim, zyra dhe investim.
Cmimi i apartamentit eshte 330,000 Euro + parkim 70,000 Euro
Parashikuar të mbaroje ne maj 2027