Jepet apartament 2+1 me qira per zyre i cili ndodhet në një zonë të njohur, pranë Pazarit të Ri si dhe vetëm 500 m nga qendra e Tiranës. Vendodhja e apartamentit ka akses shumë të lehtë me rrugën “Qemal Stafa”, rrugen “Bardhyl”, unazen e vogël etj. Ka pranë institucione arsimore, sociale, shëndetësore, tregtare, kënde lojrash për fëmijë etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Ambienti është i vendosur në një godinë te re me ashensor, shkallet me drite, me punime cilesore dhe me administrim shume të mirë.
Apartament/Zyre me qira me sipërfaqe totale neto 99.8m2 neto (119.4 m2 bruto), kati i 5-te me orientimin veri-perendim. Organizohet nga 1 ambient i madh open space, 3 ambiente per zyra, 2 tualete dhe ballkoni.
Cmimi perfshin dhe nje parkim