PRANE QENDRES DHE PAZARIT TE RI
2+1 apartament ne shitje, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, 500 metra nga Pazari i Ri dhe Sheshi “Skenderbej” (vetem 3 minuta distance kohore), afër Ambulances Qendrore, Prokurorisë së përgjithshme dhe një rrjeti të mirëfilltë institucionesh arsimore-kulturore, shtetërore, shëndetësore etj.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, siguri, infrastrukturë, zonë të dedikuar për këmbësorë dhe bicikleta etj.
Godina ku ndodhet prona eshte një pallat cilësor 12 katesh, me ashensore, me një administrim të mire. Ofron punime cilesore dhe eshte i mobiluar me pajisje cilesore.
Apartament 2+1 ne shitje, me sipërfaqe neto 95.8 m2 (112 m2 bruto), kati i 2-të, me orientimin jug - perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkoni.
Me certifikate pronesie