Pershkrimi i Prones

Apartamenti me qira 2+1 ndodhet në një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara, pranë disa institucioneve arsimore, sociale, shtetërore dhe tregtare. Shumë afër njërit prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, "Zogun e zi" dhe shumë afër rrugës se "Durresit" dhe vetëm 5 minuta larg nga qendra e Tiranes. Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bare/kafe, restorante, shërbime të ndryshme, etj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të ri, larg rrugëve kryesore, zonë e qetë, me parkim nëntokësor dhe administrim shumë të mirë.

Apartamenti i ri me qira 2+1 me sipërfaqe 110 m2 është i pozicionuar në katin e 8-të, me orientim nga perendimi, i mobiluar plotësisht shumë mirë me stil bashkëkohor dhe pajisje cilësore. Është i organizuar nga një dhomë ndenjeje + dhomë ngrënieje, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe një ballkon. Apartamenti është i shtruar me parket dhe me dritare të pajisura me grila.

Mundësi parkimi me pagesë shtesë.

Çmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,600 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 8
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1615

Karakteristikat

Qendra qytetit

Vendodhje

Whatsapp