Shitet Godine 5 kateshe+bodrum+tarrace me vendodhje strategjike prane Sheshit Willson . Një nga zonat më të preferuara për te zhvilluar biznes, shume afer me ish-Bllokun. Ndodhet vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, bankare, shoqërore dhe tregtare.
Ambientet janë të përshtatshme per shërbime të ndryshme biznesi si psh, filiale bankare dhe institucione financiare, zyra elitare, klinikë elitare (mjeksore, dentare, estetike), hoteleri,dhoma të vogla për air bnb etj.Eshte rikonstruktuar totalisht në vitin 2020.Sistem qëndror ngrohje – ftohje dhe 1 ashensor të dedikuar.
Godinë për shitje me sipërfaqe toke 306 m2 dhe sipërfaqe totale ndërtimi 2.000 m2 (1.562 m2 me certefikate pronësie + 438 m2 në proces legalizimi) + 266 m2 tarrace e shfrytëzueshme e cila përdoret aktualisht si bar-kafe.Ka gjithësej 22 tualete (4 per cdo kat).
Mundësi shumë e mirë investimi sepse godina është aktualisht e dhenë me qira 28.449 euro në muaj bruto.
Afati i ngelur i qirase është 2-vjecar,me mundësi rinovimi për qira më afatgjata deri në 5 vite.