Pershkrimi i Prones

Vilë me qira në një nga zonat më të preferuara dhe te qeta të Tiranes, afër me shumë institucione shteterore, arsimore dhe shëndetsore dhe shumë afër me Unazën e re. Është një zonë e qetë, me gjelbërim, me ndërtesa të ulta 2-3 kate dhe me rrugë të sistemuara.

Vila është një godinë e re, me punime cilësore, me oborr të rrethuar me mur të lartë dhe të shtruar, shkallë të brendshme, etj. Është e përshtatshme për banim ose klinike mjeksore, zyra, kopësht femijësh, shkollë, qendër kursesh ose për aktivitete të ndryshme biznesi.

Vilë 3-katshe me qira, me sipërfaqe totale 250 m2 . Vila në katin përdhe ka një hapsirë që shërben për palestër, sallë lojrash, etj, dhe tualet. Në katin +1 është dhoma e ndenjes, gatimi dhe ngrënia, ballkon dhe tualet. Në katin +2 është e ndarë në 3 dhoma gjumi, ballkon dhe tualet. Lidhja mes dy kateve bëhet me shkallë të brendshme të shtruara me mermer.

Vila është e mobiluar komplet, ka lavastovilje, lavatriçe, oxhak, sobë me dru. Oborri është i gjelbëruar, ka verandë dhe vend per barbeque, si dhe parkim për 3-4 makina. Çmimi është i negociueshëm.

Çmimi 1200 euro/neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,200 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 250 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1697

Karakteristikat

Kopsht
Palestër

Vendodhje

Whatsapp