Pershkrimi i Prones

RRUGA “ALI PASHË GUCIA”

Shitet apartament 3+1 në një zonë mjaft të mirë, shumë afer me Sheshin “Skënderbej” si dhe me Pazarin e Ri. Zona është e organizuar shumë mirë dhe aty gjendet një rrjet i rregullt shoqëror, tregtar, arsimor e shëndetësor, me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të ri, me 3 kate nëntokë dhe 9 kate mbitokë, me punime shumë të mira, me ashensor dhe administrim shumë i mirë. Në kat ndodhen 2 apartamente 1+1 të cilat mund të përshtaten në 3+1 duke qënë se janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Apartament 3+1 në shitje ( bashkim 2 apartamente 1+1) me sipërfaqe neto 128.1 m2 (bruto 145.6 m2), kati i 8-të, me orientim jug-perëndim. Ofron ambient ndenje + gatim + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.

Ofron dhe 2 poste parkimi në katin -1 me vlerën 32.000 euro secili.

Afati i përfunimit Prill 2028.

Detajet e Prones

Cmimi €: 379,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 8
Katet: 9
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 128 m2
Sip. Totale: 145 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: E pa mobiluar
Viti i ndertimit: 2028
Referenca: INF1746

Vendodhje

Whatsapp