Ambient biznesi në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë tregut elektrik tek ‘Ali Demi’ dhe me akses të lehtë për në qendër dhe në unazë, dhe me disa nga akset rrugore kryesore të Tiranës. Ndodhet pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat e preferuara të Tiranës.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Pallati ku ndodhet ambienti është një godinë e ndërtuar në vitin 2010, me 6 kate dhe ofron punime të mira.
Ambient biznesi në shitje me sipërfaqe totale 2445 m2, i vendosur në katin përdhe dhe të parë të godinës. Ambientet mund të përdoren sipas nevojës, ka 3 tualete gjithësej, të ndara për femra dhe meshkuj, ku kati përdhe ka 2 tualete dhe kati i parë 1 tualet. Katet lidhen midis tyre me shkallë të brendshme, shkallët e godinës ose me ashensor.
Duke qënë se ka një vendodhje strategjike dhe me mundësi shumë të mirë reklamimi, ambienti mund të përdoret për filiale banke, dyqane, beauty salon, klinika estetike, klinika mjekësore/dentare, zyra etj.