Apartament 2+1 në shitje, ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar të Tiranës, pranë qendrës, Sheshit “Skënderbej” dhe Qendrës Tregëtare Toptani dhe afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lodrave për fëmijë.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë ekzistuese 11 katëshe me ashensor. Ambienti i ndenjes është i shtruar me parket dhe ka sistem konicionimi.
Apartament në shitje 2+1, me sipërfaqe neto 113.6 m2 ( bruto 124.6 m2), pozicionohet në katin e 3-të, me orientim perëndim. Organizohet nga ambienti i ndenjes + ngrënie, kuzhinë e veçuar, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri me dritare), dhe ballkon me tendë.
Mundësi përshtatje dhe në 3+1.