Pershkrimi i Prones

RRUGA “DERVISH HIMA”

Apartament 2+1 për qira me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.

Objekti "Ambasador 3" ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.

Apartamenti është me rifinitura shumë cilësore, mobilim me cilësi të lartë. I pajisur me sistem qendror kondicionimi për ngrohje-ftohje, të gjitha ambientet të shtruara me parket cilësor, kuzhinë moderne, pajisjet hidrosanitare të një cilësie shumë të lartë etj.

Apartament për qira 2+1 me sipërfaqe 115 m2, në katin e 7-të, me orientim veri-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, garderobë, 2 tualete dhe 2 ballkone.

Mundesi parkimi në katin -2 me çmim 200 Euro/muaj.

Cmimi është neto.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,700 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 7
Ashensor: Po
Sip. Totale: 115 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1766

Vendodhje

Whatsapp