Ambient me qira, me një vendodhje shumë të mirë, përballë Coin, pranë RTSH dhe stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit te Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Ambienti ndodhet në një godinë 5 katshe me mundësi reklamimi shumë të mirë nga rruga kryesore e Coin. Është i sapo rinovuar, ka instalime elektrike me mundësi konvertimi në smart home, vetratat Veka tripleks me mekanizëm hapës horizontal, 4 kondicionerë Hitachi 12 Btu, parket kronotex 1.2 cm, tavan i varur me ndriçim perimetral.
Ambient me qira 2+1+2, me sipërfaqe neto 114 m2 (bruto 131 m2), kati i 2-të, me orientim jug-lindje. Organizohet nga një ambient i madh open space, 2 ambiente pune, korridor, 2 tualete dhe ballkon. Mundësi konvertimi në 3+1.
Çmimi përfshin dhe një post parkimi në katin -1