Pershkrimi i Prones

Rezidenca turistike më e re rezidenciale, resort i cili ka një vendodhje unike pranë detit Adriatik dhe natyrës në Hamallaj, afër me "Vala Mar" Residence dhe Porto Lalzi, një nga zonat më të preferuara të Gjirit të Lalëzit. Vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, me gjelbërim dhe ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Një destinacion i aksesueshëm për vetëm 40 minuta nga Tirana, Durrësi (porti), 35 minuta nga Aeroporti “Nënë Tereza” dhe 3 orë nga Prishtina.

“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individet dhe familjarët që duan të shijojnë natyren rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri 24 orë, cilësi e lartë ndertimi dhe infrastrukturë. Vilat dhe apartamentet janë projektuar me planimetri të rregullt, me ndricim natyral gjatë gjithë ditës dhe me akses direkt drejt detit dhe një hapësire ujore për mjetet lundruese që përshkon gjithë kompleksin. Rezidenca ofron me dhjetra sherbime brenda kompleksit si: Kënd lojrash për fëmijë, korsi biçikletash, aquapark, pishina, bar & beach-bare, restorante, market, dyqan, kënde rekreative, mjedise sportive, qendër estetike, parkim të dedikuar për banorët dhe për vizitorët, jetesë në komunitet dhe vijë bregdetare e sistemuar me çadra e shezlone, gjelbërim, mirëmbajtje elitare etj.

Rezidenca ofron shumëllojshmëri tipologjie vilash dhe apartamentesh në shitje buzë detit duke ju përshtatur kërkesave të çdo klienti: apartamente të vogla për çifte dhe familje të reja, apartamente të mëdha për familje të mëdha, vila të vogla për pushime komode dhe jetese, vila të mëdha me pishinë për jetesë elitare dhe hapësira komode.

Vilë individuale 2 katshe në shitje, buzë hapësirës ujore për mjetet lundruese, me sipërfaqe totale 147 m2 (sipërfaqe ndërtimi 131 m2 + sipërfaqe verande 32 m2) + sipërfaqe parcele 335 m2, me orientim lindje-jug-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambienti i ndenjes + gatim + ngrënie me dritare, me dalje në verandë dhe bace, tualeti me dritare. Kati i parë organizohet nga 3 dhoma gjumi dhe tualeti me dritare. Vila ofron privatësi, dritë dhe ndriçim natyral. Ka një projekt shumë funksional me hapsira të mirë-organizuara.

Vila përfshin dhe një post parkimi.

Parashikuar të përfundojë brenda muajit Maj 2027.

ÇMIM OKAZION 430.000 EURO

Detajet e Prones

Cmimi €: 430,000 €
Qyteti: Durrës
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 2
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 147 m2
Sip. Toke: 335 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: E pa mobiluar
Referenca: INF1786

Karakteristikat

Kopsht
Vendndodhje
Whatsapp