Jepet apartament 3+1+2 me qira i përshtatshëm për banim ose për zyra. Ndodhet në rrugën e Elbasanit, fare pranë Institutit të Higjenës. Vendodhja e pronës është një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë qendrës, pranë RTSH, Parkut të Liqenit dhe afer disa institucioneve kryesore arsimore, shoqërore, tregtare etj.
Zona ofron shërbime të ndryshme si universitete, shkolla, kopshte, çerdhe, supermarkete, bar/kafe, restorante dhe është e njohur për gamen e gjërë të zyrave, dyqaneve etj.
Apartamenti ndodhet në një godinë me 7 kate, me ashensor dhe administrim të mirë.
Apartament 3+1+2 për qira me sipërfaqe totale 125 m2, kati i 4. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë, 3 dhoma të tjera, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Është i përshtatshëm si për banim dhe për zyrë.
Ofron dhe një post parkimi në vlerën 150 euro.
Çmimi është neto.