Pershkrimi i Prones

Sun Palasë Residence e vendosur në zemër të Rivierës Shqiptare, është një projekt modern që frymezon rrjedhën natyrale të jetesës së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 700 M nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.

Projekti i Sun Palasë është projektuar nga JA Joubert në bashkëpunim me EBG Group dhe zhvilluar nga Golden Key përqëndrohet rreth perëndimit. Ashtu si Stonehenge kap lëvizjet e diellit, dizajni e kornizon perëndimin e diellit, duke përzier tonet e ngrohta dhe natyrale me mjedisin.

Sun Palasë do të ofrojë vila, hotele, hapsira për aktivitete sportive, bar-kafe, restorante, rooftop private, poolbar, spa & pishina, fitness & palestër etj.

Apartament 1+1 në shitje me pamje nga deti, me sipërfaqe neto 71.11 m2 (bruto 79.43 m2), kati i 2-të nga toka. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.

Çmimi i apartamentit 238.290 Euro + 30.000 Euro post parkimi = 268,290 Euro

Projekti është në fazën e ndërtimit.

Parashikuar të përfundojë në vitin 2029.

Detajet e Prones

Cmimi €: 238,290 €
Qyteti: Vlorë
Lloji: Prona ne bregdet
Kati: 1
Sip. e brendshme: 71 m2
Sip. Totale: 79 m2
Dhomat e gjumit: 1
Tualetet: 1
Mobilimi: E pa mobiluar
Viti i ndertimit: 2029
Referenca: INF1803

Karakteristikat

Pamje nga deti
Vendndodhje
Whatsapp