Jepet zyrë për qira, e cila ka një vendodhje elitare, pranë Kopështit Zoologjik, Liqenit te Tiranes dhe maleve rreth Tiranes, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që të ofron zona. Vendodhja pranë Parkut Kombëtar të Tiranës dhe Kopshtit zoologjik, e bën një nga vendodhjet më të preferuara të Tiranës.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe apartamentesh me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme.
Zyra ofron punime cilësore, është e shtruar me parket, ka dritare të mëdha xhami që ofrojnë dritë natyrale, të pajisura me grila, sistem kondicionimi etj.
Zyrë për qira me sipërfaqe 260 m2, kati i 1-rë, me shkallë dhe hyrje të dedikuar. Organizohet nga 1 ambient open space, 2 ambiente për zyra, kuzhinë dhe tualet.
Jepet e mobiluar me pajisjet për zyrë.
Çmimi është neto.