Vilë 2 katëshe në shitje, në brezin e parë me pamje nga deti, në rezidencën turistike dhe banesore, i cili ndodhet në një zonë unike vetëm 100 m larg detit, në plazhin me rërë të detit Adriatik, dhe është ideal për një jetë të shëndetshme, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km nga Tirana, 35 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.
Rezidenca ofron infrastrukturë të standardeve evropiane, shërbim dhe cilësi të garantuar, siguri dhe administrim 24 orë, akses në rezidencë me kartë rezidenti, shteg këmbësorësh 1 km i gjatë i përshtatshëm për ecje, pushim ose çiklizëm, kënd lojërash për fëmijë me katrorë, market Conad, 3 bare/restorante plazhi, 1 bar/restorant brenda rezidencës të cilët janë funksionalë gjatë gjithë vitit, qendër shëndetësore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare të zonave të përbashkëta, jetë komunitare dhe vijë bregdetare të pajisur me çadra dhe shezlongje, etj.
Vila ofron punime shumë cilësore e projektuar me arkitekt të dedikuar. Ofron instalime elektrike, hidraulike dhe sistemi ngrohje-ftohje janë të markave të fundit të një cilësie të lartë, sistem kamerash, mobilim dhe elektroshtëpiake cilësore. Oborri është i rrethuar me bimësi të llojeve të ndryshme, sistem vaditje, pishinë.
Vilë individuale 2 katëshe në shitje në brezin e parë, me sipërfaqe ndërtimi 174 m2 + sipërfaqe verande 54 m2 (totale 201 m2) + sipërfaqe bace 444 m2 + pishinë, orientimi lindje-jug-perëndim veri. Kati përdhe organizohet nga ambient i madh ndenje + ngrënie + oxhak funksional, kuzhinë e veçuar, dhomë gjumi, tualet me dritare dhe lavanderi/magazinë. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale, dhomë gjumi tjetër, tualet i përbashkët me dritare dhe verandë.
Ofron dhe 2 poste parkimi të hapura.
Vilë e veçantë në shitje. Prona të tilla rallë dalin në shitje. Nxitoni ta bëni tuajen!
Me çertifikatë pronësie.