Pershkrimi i Prones

VETEM 500 M NGA TEG, 9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Apartament në shitje, në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilesore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.

Long Hills Residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranes në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetesisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer me Tirana International School dhe World Academy of Tirana.

Apartamenti ofron punime shumë cilësore, mobilim modern, ndriçim natyral, sistem ngrohje-ftohje Daikin, tualete me dysheme me ngrohje, i shtruar me parket etj. Është rinovuar komplet në vitin 2023.

Apartament 3+1 në shitje, me sipërfaqe 174 m2, kati i 2-të. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie, 2 dhoma matrimoniale + garderobë + tualet brenda secila, dhomë gjumi tjetër, tualet dite, lavanderi dhe verandë e mbyllur e kthyer në ambient ndenje.

Apartamenti ofron 2 poste parkimi.

Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.

Me çertifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 550,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+3
Kati: 2
Katet: 3
Sip. Totale: 174 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2017
Referenca: INF1839
Vendndodhje
Whatsapp