9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Vila ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shume afer me Rolling Hills Residence, TEG, Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 15 minuta me makinë nga qendra e kryeqytetit.
Rezidenca ofron siguri 24 orë, stilin e jetesës elegante, pranë kryeqytetit por larg zhurmës dhe kaosit urban, shërbime, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj. Prona gjendet në një godinë shumë cilësore dhe me administrim shumë të mirë.
Vila ofron punime shumë cilësore, ka ajër të kondicionuar Mitsubishi Zubadan që shkon deri në -25 gradë, sisteme të dyfishta ngrohje dhe ftohje nga dyshemeja dhe tavani, filtra ajri në çdo ambient, dritare çeliku Seccosistem dhe taglio termike dhe çertifikatë, xham antivandal 6+6 hapësirë 5+5 gjithësej 40mm.
Vilë 3-katëshe + bodrum me qira. Vila është e organizuar nga 5 dhoma gjumi me tualete + 2 dhoma stafi me tualete, dhomë ndenjeje, tualet ditor, dhomë studioje, kuzhinë e veçantë, dhomë biblioteke, zonë ngrënieje e veçantë, dhomë magazinimi për ushqim, gardërobë, dollap për rroba dhe verandë. Bodrumi ofron parkim të mbyllur, dhomë teknike dhe dhomë magazinimi.
Vila ofron ashensor nga kati -1 në katin +2.