9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Vila ndodhet në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.
Long Hills Residencë ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të paster, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana International School dhe World Academy of Tirana dhe vetëm 9 km nga qendra e Tiranës.
Vila ofron rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje, oxhak funksional, ambiente të shtruara me parket druri, oborr të sistemuar dhe të gjelbëruar.
Vilë me qira 2 katshe, me sipërfaqe ndërtimi 249 m2 + sipërfaqe toke të gjelbëruar 470 m2 me orientimin jug-lindje-perëndim gjë të cilën e bën të ndriçuar gjatë gjithë kohës. Vila organizohet nga një ambient ndenje me dalje në oborr, ambient gatimi pak i veçuar + ambient ngrënie, 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe 3 ballkone. Është totalisht e mobiluar me mobilje e pajisje shumë cilësore dhe me stil bashkëkohor.
Ofron gjithashtu 2 vende parkimi.