Pershkrimi i Prones

9 KM NGA QENDRA E TIRANES

Apartament 3+1 ne shitje Dupleks ndodhet në Lundër, "Long Hills" residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje të përsosur, jetesë në komunitet, etj.

"Long Hills" residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër Qendrës Tregtare TEG, Kompleksit "Rolling Hills", Tirana International School dhe World Academy of Tirana.

Apartament Dupleks 3+1 në shitje me sipërfaqe ndërtimi 223 m² + 165 m² totale tokë të gjelbëruar + 10 m² Depo. Apartamenti me arkitekturë moderne ndodhet në katin e dytë e të tretë të një godine 3 katëshe. Është i organizuar në këtë mënyrë, në katin e parë gjenden ambienti i ndenjes + gatim +ngrënie, një dhomë gjumi, tualeti + lavanderi dhe verandë e cila të nxjerr në oborr. Kati i dytë ofron dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet brenda, 2 dhoma të tjera gjumi, 1 tualet dhe verandë nga ku ka një pamje mjaft të bukur të zonës përreth si dhe të pishinës së kompleksit, që e bën tërheqëse dhe shplodhëse pamjen.

Dupleksi është i organizuar mjaft mirë funksionalisht, me rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje – ftohje dhe oxhak funksional në ambientin e ndenjës. Oborri është krejtësisht i gjelbëruar dhe mjaft funksional duke e kthyer dupleksin si në tipin e një vile.

Apartamenti shitet bashkë me 2 vende parkimi dhe me mobilim te pjesshëm, i cili është shumë cilësor.

Me certifikate pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 680,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+3
Kati: 2, 3
Katet: 3
Sip. Totale: 223 m2
Sip. Toke: 165 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Viti i ndertimit: 2015
Referenca: INF1855
Vendndodhje
Whatsapp