Apartament tripleks në shitje në një nga zonat më të reja dhe shumë të preferuara për banim për shkak se ka ajër të pastër dhe shumë gjelbërim. Ka akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe të Tiranës dhe ndodhet shumë afer me Parkun e Madh të Liqenit, me Kopshtin Zoologjik si dhe me Kopshtin Botanik. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në gjitha zonat e Tiranës.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësorë, biçikleta, kopshte/cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime te ndryshme etj.
Apartamenti në shitje ndodhet në një godinë të re, me rifinitura shumë të mira. Ka sistem kondicionimi me chiller të markës Daikin, dyer me mentesha të fshehura dhe brava magnetike, tavanet me gips, grila persiane, veshjet e murit me gur dhe dru. Në katin -1 ka oxhak funksional me dru. Ka mobilim dhe pajisje cilësore, ndriçim profesional, oborr i gjelbëruar me pemë frutore. Lidhja midis kateve bëhet me shkallë të brendshme.
Apartament tripleks 4+1 në shitje, me sipërfaqe ndërtimi 309 m2 + sipërfaqe oborri 191 m2 + sipërfaqe verande 20 m2 + garazh 80 m2, me orientim lindje – perëndim. Bodrumi organizohet nga ambient ndënje + ngrënie me oxhak funksional, dhomë gjumi, garderobë, lavanderi dhe tualet. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, tualet dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë gjumi + garderobë, 2 dhoma gjumi, tualet dhe 2 ballkone.
Ofron mundësi parkimi për 4 makina.
Shitet i mobiluar me të gjitha pajisjet.