Jepet me qira apartament 2+1, i cili ndodhet në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të Tiranës, mes qetësisë dhe ajrit të pastër, pranë Gardës së Republikës, shumë afër Parkut të Madh të Liqenit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit, zonës së Bllokut, stadiumit Air Albania dhe qendrës së qytetit. Në afërsi gjenden disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore dhe shoqërore.
Zona ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, si shkolla, kopshte dhe çerdhe, bare, kafene, restorante, pista biçikletash dhe ambiente të gjelbëruara.
Apartamenti pozicionohet në një godinë të re dhe shumë cilësore, e pajisur me dy ashensorë, sistem sigurie me kamera dhe shërbim roje 24/7, në një ambient të qetë dhe ekskluziv.
Detajet e apartamentit
• Tipologjia: 2+1
• Sipërfaqja: 120 m²
• Kati: 7
• Orientimi: Jug-Lindje
Organizimi
• Ambient ndenje së bashku me kuzhinën dhe ambientin e ngrënies
• 2 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Verandë e madhe me pamje të mrekullueshme mbi Parkun e Liqenit
Apartamenti është i mobiluar plotësisht me mobilim dhe pajisje cilësore, i pajisur me sistem kondicionimi, dritare cilësore dhe grila.
Në çmim përfshihet edhe 1 post parkimi.