KOMPLEKSI "NOBIS"
Me një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më elitare të qytetit jepet apartament 1+1 me qira. Ndodhet shumë pranë gjelberimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës dhe Liqenit Artificial si dhe shumë afer me zonën e Ish-Bllokut. Në këtë zonë ndodhen një numër i madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një pallat cilësor me administrim shumë të mire dhe me ashensor. Apartamenti ka punime shumë cilësore, i mobiluar me stil bashkëkohor dhe me pajisje shumë të mira. Është i pajisur me sistem kondicionimi gjitha ambientet, dritaret te pajisura me grila, disa dhoma të shtruara me parket etj.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe të bollshme 80 m2, kati i 3-të, me orientimin jug dhe me pamje shumë të mirë të zonës. Organizohet nga ambient ndenje+ ngrënie, kuzhinë e vecuar, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Ka mundësi parkimi në katet poshtë godinës me pagesë shtesë.
Çmimi është bruto.