Jepet zyrë me qira me një vendodhje strategjike, në zonen më të preferuar të qytetit, shumë afer me qendrën e Tiranës, zonën e Bllokut, bulevardin kryesor, Parkun Kombëtar, buzë bulevardit “Bajram Curri”, dhe afer institucioneve kryesore shteterore, shume institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare, disa prej ambasadave te huaja, këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina rezidenciale “ETC” ofron privatësi, cilësi të lartë ndertimi, termoizoli, ndricimi natyral, lartesi, jetese ne komunitet, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, 2 ashensore dhe mundesi parkimi.
Zyrë me qira me sipërfaqe bruto 300 m2, kati i 5-të. Organizohet nga ambiente të ndara për zyra dhe 2 tualete. Ofron punime shumë cilësore, termoizolim, sistem kondicionimi, etj.
Në çmim përfshihet dhe mirëmbajtja.