Vilë 4 kate me qira, e cila ndodhet pranë shkollës së mesme “Partizani”, në një nga zonat më të qeta të Tiranës, fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe Pazarit të Ri. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Vila ofron rifinitura shumë të mira, ka sistem kondicionimi në çdo dhomë, mobilim modern, është i shtruar me parket, tualet me dritare etj.
Vilë 4 kate me qira me sipërfaqe totale ndërtimi 600 m2 + sipërfaqe oborri 20 m2, me orientim veri-jug-lindje-perëndim. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie + gatim, 2 dhoma gjumi, tualet dhe oborr dhe ka hyrje të veçantë. Kati i parë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi dhe tualet. Kati i dytë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon i madh. Kati i tretë organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie,2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon i madh.
Ofron mundësi parkimi për 3 makina para godinës.
Jepet e mobiluar me të gjitha pajisjet.