Marina Orikum, e para marinë e dedikuar e Shqipërisë e vendosur në gjirin e Vlorës, midis dy deteve, Adriatik dhe Jon, që u shërben jahteve për më shumë se 20 vite, po zgjerohet në 800 vende ankorimi, duke shtuar apartamente luksoze, vila, një hotel dhe shërbime e lehtësira të tjera. Më shumë sesa një marinë, është një destinacion jetese.
Në Marina Orikum, çdo detaj është projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme jetese. Ndërtesat në lartësi të ndryshme krijojnë një pamje që përzihet me kodrat përreth dhe të çon drejt detit. Nga shëtitoret e ndriçuara nga dielli përgjatë gjithë marinës e deri tek hapësirat e komunitetit, banorët dhe vizitorët mund të shijojnë kohën e lirë nën relaksin që ofron pamja.
Marina Orikum do të ofrojë vila, apartamente dhe rezidenca hotelerie buzë ujit, vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, shërbime mirëmbajtje, standart i lartë ndërtimi, pozicion unik, me kërkesë të lartë nga pronarët e jahteve dhe turistët, rritje e vlerës së pronës me kalimin e kohës, vendodhje premium, financim për pronën pa kolateral etj.
Apartament 2+1 në shitje, me sipërfaqe neto 95.35 m2 (bruto 116.19 m2), kati i 2-të, me orientim jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, tualet dite, depo dhe ballkon.
Ofron dhe post parkimi me vlerën 25,000 Euro.
Cmimi I apartamentit 325,000 euro + post parkimi 25,000 Euro = 350,000 Euro.
Parashikuar të përfundojë në vitin 2030.