Pershkrimi i Prones

Vile luksoze per qira, pjese e nje residence te re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet ne një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuar të periferise se Tiranës. Residenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Rezidenca eshte nje projekt i ri rezidencial me 17 vila individuale.

Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7.5 km nga qendra e Tiranës.

Vila përfiton ndriçim të bollshëm natyral dhe pamje të hapura mbi gjelbërimin përreth dhe oborrin privat të sistemuar me kujdes. Ajo është ndërtuar me standarde të larta cilësie dhe materiale premium, duke përfshirë termoizolim dhe hidroizolim cilësor, sistem elektrik dhe hidraulik të certifikuar, parket në të gjitha ambientet, lartësi kati 3.2 m dhe oxhak funksional.
Për komoditet maksimal gjatë gjithë vitit, vila është e pajisur me sistem solar për ngrohjen e ujit sanitar dhe sistem qendror kondicionimi (AC) për ngrohje dhe ftohje. Gjithashtu ofron nivel të lartë sigurie me kamera CCTV, sistem alarmi, sistem mbrojtjeje nga zjarri dhe roje 24 orë.

Vile e individuale 2 kateshe + nje kat gjysem nentoke me qira. Siperfaqe totale e viles 323.90m2 dhe siperfaqe parcele 342.9m2. Kati nentoke merr drite dhe ajrosje natyrale dhe eshte i banushem. Perbehet nga ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrenie, nje dhome qe mund te perdoret per studio ose dhe si dhome gjumi, depo, tualet, lavanderi. Ka akses direkt me parkimin nentokesor. Kati perdhe perbehet nga korridori, nje tualet, dhome miqsh, ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrenie, ballkon dhe ka dalje direkt ne oborr. Kati i pare perbehet nga 2 dhoma gjurni, ballkon, tualet ne korridor, dhome matrimoniale + garderobe + tualet brenda ne dhome.

Parkim ne oborr per 2 makina.

Detajet e Prones

Cmimi €: 4,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Ashensor: Jo
Sip. Totale: 323 m2
Sip. Toke: 342 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 4
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1906
Vendndodhje
Whatsapp