Pershkrimi i Prones

Vilë 3-katëshe me qira, e pozicionuar në kodrinat e Petrelës. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona. Vetëm 1.8 KM nga Teg dhe 8 KM nga qendra e Tiranës.

Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.

Vila ofron punime shumë cilësore, ka mobilim luksoz, është e punuar me materiale 100% natyrale, gurë i gdhendur me dorë dhe dru natyral. Ka sistem termoizolimi, ngrohje me kaldajë dhe oxhak funksional me dru, ftohje AC Ecologic. Dritaret janë të përbëra me dru dhe xham dhe kanë grila. Është e shtruar e gjitha me parket cilësor, sistem kondicionimi në çdo dhomë

Vilë 3-katëshe me qira, me sipërfaqe totale ndërtimi 420 m2 + sipërfaqe toke 350 m2. Organizohet nga ambient i madh ndenje + ngrënie me pamje shumë të bukur të zonës, kuzhinë e veçuar me dritare, 4 dhoma gjumi, 5 tualete, lavanderi, vinotekë + depo dhe verandë e madhe e mbyllur me xham me dalje direkte në oborr.

Vila ka dhe pishinë në pjesën e pasme.

Disponon vend parkim për 2-3 makina.

Detajet e Prones

Cmimi €: Kontaktoni per cmimin
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 420 m2
Sip. Toke: 350 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 5
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF1910
Vendndodhje
Whatsapp