Baks Bay, një komunitet i ri bregdetar në një nga pjesët më piktoreske të bregdetit shqiptar, në Rrjoll, pranë plazhit të Velipojës. Rezidenca shtrihet buzë detit, në një hapsirë prej 150 hektarësh, e ndërthurur me natyrën unike të zonës dhe ujrat e kaltra të Adriatikut. Vetëm rreth 1 orë nga Tirana, rreth 1 orë e 45 min nga Podgorica, rreth 3 orë e 45 min nga Prishtina dhe rreth 4 orë e 30 min nga Shkupi.
Rezidenca do të ofrojë 33 godina ku shumica prej tyre do të jenë 3 katëshe dhe disa 10 katëshe, të të gjitha tipologjive, që nga garsonierat dhe deri tek apartamentet 3+1 dhe penthouse. Secila ndërtesë do të përfshijë recepsion/ oborr të brendshëm të sistemuar/ pishinë private/ kënd lojrash/ palestër dhe përdorim pa pagesë i plazhit nga rezidentët.
Njësitë do të ofrojnë hapësira të bollshme, dritë natyrale dhe pamje panoramike perëndimi. Apartamentet në katin përdhe do të disponojnë oborre private. Fasada e ndërtimit do të jetë e ventiluar me pllaka porcelani Gres, duke ruajtuar një temperaturë të qëndrueshme në brendësi. Izolim akustik i avancuar për qetësi, rehati dhe privatësi. Dritaret dhe Vetratat alumini cilësore me xham të dyfishtë. Izolim termik për temperaturë në çdo stinë. Sistem ngrohje-ftohje Samsung Mini VRF, i përfunduar së bashku me pajisjet.
Apartament 1+1 në shitje, me sipërfaqe neto 51.97 m2 (bruto 61.30 m2), kati i 3-të, me orientim veri-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon.
Parkimet duke filluar nga 20,000 Euro posti.
Parashikuar të përfundojë në vitin 2029.